E Diel, 1 Nëntor 2026

Azilkërkuesit kosovarë, Austria do ti dënojë me gjoba 7500 euroshe

citakuPrishtinë- Austria nuk do të njohë më kërkesat e kosovarëve për azil në këtë shtet. Kjo është bërë e ditur nga ambasadori austriak në Kosovë gjatë një konference të përbashkët me ministren e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku lidhur me hyrjen ilegale të kosovarëve në shtetet e Europës.

Ambasadori Jahann Brieger ka shpkeguar edhe pasojat që bart një azilkërkues kosovar, ndër të cilat edhe gjoba 7500 Euroshe, teksa u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos bien pre e premtimeve të rreme të trafikantëve se do të gjejnë punë.

“Procedurat e azilit do të përshpejtohen dhe shqyrtohen brenda një jave, vendimet do të jenë negative dhe ndërlidhen me kthim prapa, i cili do të jetë i vlefshëm për 18 muaj. Një udhëtim i ri për në Austri gjatë kësaj periudhe nuk do të jetë i mundshëm.

Për këta persona mund të shqiptohen edhe masa afatgjata të ndalimit të hyrjes në zonën e Shengenit. Qëndrimi i kundërligjshëm është i dënueshëm me gjobë administrative prej 100 deri në 7 mijë e 500 euro” , tha ambasadori Brieger.

Me këtë rast u diskutua edhe për 18 personat e riatdhesuar nga Austria fundit në Republikën e Kosovës dhe, persona të tjerë do të riatdhesohen javëve në vijim. Ndonëse statistikat e eurostatit nga vitet e kaluara kanë treguar një ulje të numrit të azilkërkuesve nga Kosova në vendet e BE-së, numri i qytetarëve të Kosovës që vazhdojnë të kërkojnë azil mbetet ende i lartë, tha Ministrja Çitaku.

Ministrja tha se trendi në rritje është vërejtur gjatë muajve të fundit pas nënshkrimit dhe implementimit për lëvizje të lirë mes Kosovës dhe Serbisë. Ne tashmë kemi nënshkruar marrëveshje për rikthimin me shumicën e vendeve anëtare të BE-së, dhe për më tepër ne njëanshëm kemi miratuar ligjin për rikthimin e çdo shtetas të Kosovës që gjendet ilegalisht në vendet e BE-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›