E Diel, 1 Nëntor 2026

Pronat, dhëndri vret me levë vjehrrin 91-vjeçar, plagos edhe vjehrrën

policia-sarandeSarandë- Një 91-vjeçar ka gjetur vdekjen nga dhëndri i tij si pasojë e goditjes me mjete të forta dhe ka lënë të plagosur vjehrrën 83-vjeçare.

Ngjarja e rëndë është shënuar në Karahaxh të Sarandës paraditen e sotme ku shtetasi Kristo Gjino ka goditur me levë në kokë disa herë vjehrrin e tij, Jani Koka, si dhe vjehrrën Lefteri Koka. Kjo e fundit pasi ka parë skenën ëhstë futur në mbrojtje të të shoqit por ka përfunduar e dhunuar dhe tashmë gjendet në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës.

Nga burimet policore mësohet se 91-vjeçari ka vdekur në vend, pasi ka pësuar hemoragji në pjesën e majtë të kokës. Konflikti ka ndodhur për motive pronësie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›