E Shtunë, 31 Tetor 2026

Azilkërkuesit, ulet numri i serbëve dhe maqedonasve

Autoritetet gjermane kanë njoftuar se është zvogëluar numri i azilkërkuesve nga Maqedonia dhe Serbia, pas liberalizimit të vizave. Sipas mediave vendase, numri i azilkërkuesve nga Maqedonia është zvogëluar me 75% ndërsa i shtetasve nga Serbia, me 39 %. Vitin e kaluar, dy vendet u akuzuan për fluksin e lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së, kryesisht nga komuniteti rom. Fluksi më i madh azilkërkuesëve është regjistruar në muajin tetor dhe nëntor të vitit të kaluar. Pikërisht në atë periudhë reagoi edhe Komisioni Europian. Gjatë vitit të kaluar vetëm në Gjermani ishin regjistruar 41 mijë kërkesa për statusin e azilit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›