Reçaku rikujton masakrën e vitit 1999

Në Kosovë është rikujtuar masakra e Reçakut, ku forcat serbe, 12 vjet më parë, kanë vrarë 42 persona.
Kjo ishte një prej ngjarjeve të tmerrshme të luftës në Kosovë, e cila menjëherë ishte cilësuar nga ambasadori amerikan, Uilliam Voker, me pare shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, si "masakër mbi popullatën civile", e cila konsiderohet të ketë ndikuar në intervenimin më të shpejtë të NATO-s në Kosovë.
Banorë të Reçakut kanë bërë homazhe te varrezat e të afërmeve të tyre të vrarë në 1999.
Kompleksi memorial është vizituar edhe nga përfaqësues të qeverisë në largim të Kosovës si dhe nga strukturat udhëheqëse komunale.