Shtatë ditë zi në Brazil

Brazili ka shpallur 7 ditë zi për 550 viktimat që kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshkitjet e dheut.
Rreth 14 mijë persona kanë mbetur të pastrehë nga ajo që është cilësuar si katastrofa më e madhe natyrore në Brazil.
Nova Friburgo, që është edhe qyteti më i goditur me 249 viktima, vazhdon të mbetet pa ujë të pijshëm, ushqime dhe energji elektrike.
Java e zisë kombëtare do të nisë të hënën me urdhër të guvernatorit të shtetit, Sergio Kabral.