E Diel, 1 Nëntor 2026

BB 30 pika per zhvillimin ekonomik

/ /

1. Forca punetore.
Pjesa me e madhe e rritjes ekonomike u atribuohet levizjeve te forces punetore nga bujqesia drejt sherbimeve dhe prodhimit. Ne Shqiperi ky proces do te mbaroje dhe rritja ekonomike duhet te vije nga politika qe mbeshtesin rritjet brenda-sektoriale.
2. Marredheniet
Raportet mes shteteve jane nje tjeter sfide e Shqiperise. Vendet qe kane te ardhura mesatare hasin konkurrence si nga vendet poshte tyre edhe nga ato siper. Poshte jane ato vende ku kostoja eshte me e ulet per shkak te krahut te lire te punes kurse lart jane vendet e pasura qe konkurrojne ne baze te inovacionit pershtatjes dhe aftesive.
3. Tregjet
Shqiperia po integrohet gjithmone e me shume ne sistemin e prodhimit global duke u bere keshtu edhe me e varur ndaj tregtise nderkombetare teknologjise e kapitalit. Ne terma afatshkurter apo afatmesem rritja ekonomike do te ngadalesohet dhe mundesite e gjetjes se kapitalit do te jene me te veshtira. Shqiperia duhet qe ti marre parasysh keto dhe te adaptohet.
4. Axhenda e rritjes
Sfidat ne vijim kerkojne nje axhende te re per rritjen ekonomike dhe kjo eshte edhe pika kyce e raportit te BB-se. Axhenda e re duhet te bazohet ne masat per te mbajtur stabilitetin makrofinanciar nevojat qe hasen per kapitalin njerezor dhe shtrirja e infrastruktures si faktor kyc qe ndikon ne ekonomi.
5. Qeveria
Banka Boterore rekomandon nje sere produktesh apo sektore qe do te garantojne zhvillim ne te ardhmen si turizmi nxjerrja e mineraleve sektori bankar apo bujqesia dhe qeveria duhet qe te marre masa per te hequr pengesat per investitoret e te permiresoje klimen e biznesit.
6. Buxheti
Dy vitet e fundit kane shfaqur riskun qe lidhet me ambientin e jashtem dhe nevojen per parashikime te kujdesshme lidhur me planifikimin e buxhetit. Nenvleresimi i parashikimeve solli deficite te larta gjate ketyre viteve per shkak te parashikimeve optimiste te rritjes ekonomike dhe te ardhurave.
7. Politika fiskale
Kjo politike ka nevoje qe te ankorohet pra te jete stabel ne menyre qe tregjet dhe investitoret te binden per qendrueshmerine afatgjate. Kjo eshte e rendesishme sidomos kur nivelet e borxhit jane te larta. Shqiperia eshte konsideruar si nje vend me borxh te larte publik prej 60 per qind.
8. Rregulli fiskal
Banka Boterore mbeshtet idene qe autoritetet te zbatojne nje rregull fiskal ne menyre qe te garantohet qendrueshmeri makroekonomike. Kjo do ta shperblente Shqiperine me me shume akses ne tregjet e kapitalit dhe interesa me te uleta.
9. Zhvillimi
Sfida e Shqiperise sot eshte edhe ajo e perpalljes me suksesin e rritjes ekonomike te viteve te fundit. Analistet vleresojne se reformat e edukimit dhe investimit nuk kane dhene efektin e pritur dhe keto dy fusha do te perbejne edhe celesin e zhvillimit sepse bartin kapitalin njerezor dhe infrastrukturen.
10. Arsimi
Shqiperia ka bere hapa te rendesishem ne fushen e arsimimit por celesi i suksesit ne kete pike eshte perputhja e kerkesave te ekonomise me ate te te diplomuarve qe dalin nga universitetet. Qeveria duhet te tregohet e kujdesshme qe te studioje mire nevojat qe ka tregu dhe politikat arsimore.
11. Statistikat
Publikimi i informacioneve do tu jepte mundesi atyre qe hartojne politikat te gjykojne se ne cilat fusha reformat po funksionojne dhe ne cilat duhet te perforcohen. Kjo do te krijonte edhe me shume presion ndaj institucioneve qe kane ecuri te dobet dhe do ti bente ato me eficiente.
12. Kthimi i trurit
Qeveria duhet te ndjeke politika te tilla qe inkurajojne kthimin e intelektualeve qe kane emigruar dhe qe jane ne diaspore. Rreth 40 per qind e stafeve te universiteteve apo institucioneve kane emigruar kurse statistikat per profesione si inxhiniere apo per ata te shkencave natyrore jane akoma me te larta.
13. Teknologjia
Shqiperia ka marre angazhimin per te zhvilluar informacionin dhe teknologjine e komunikimit por realisht infrastruktura ne keto aspekte nuk eshte ende gati te kape ritmin qe kerkon axhenda e re e rritjes ekonomike. Ende perdorimi i internetit eshte i ulet.
14. Konkurrenca
Ne menyre qe te arrihet nje zgjerim sa me i madh i teknologjise se komunikimit qeveria shqiptare duhet qe te zhvilloje sa me shume konkurrencen dhe kapacitetin infrastrukturor. Implementimi ligjor duhet te orientohet drejt teknologjive te reja dhe sherbimeve me cmime sa me te uleta.
15. Risite
Raporti i Bankes Boterore thekson se Shqiperia duhet te marre masa per te zgjeruar ofrimin e rrjeteve teknologjike qe sot qarkullojne neper Europe. Pervec 3G qe tashme do te ofrohet duhet te behen hapa edhe per TV internet Wi.Max etj.
16. Energjia
Shumica e energjise ne Shqiperi prodhohet nga hidrocentralet dhe eksperienca e hershme me Korporaten Elektroenergjetike Shqiptare nuk ka qene dhe aq e mire me humbjet qe kjo kompani kishte per vite me radhe. Kjo solli nje sherbim te dobet dhe pa cilesi.
17. Reformat
Nisur nga eksperienca e se kaluares ne energji Shqiperia mori nismen per te ndertuar nje model te ri tregu ne vitin 2008. Po keshtu u ndertua edhe Termocentrali i Vlores i cili eshte nje veper me shume energjetike. Me kalimin e kohes tregu i energjise eshte permiresuar.
18. Tregu i ri
Vitet e ardhshme do te jene kritike per te krijuar nje model teresisht efektiv ne fushen e energjise. Kjo do te kerkoje permiresimin e performancave te kompanive shteterore berjen e sistemit te shperndarjes te sapoprivatizuar efektiv zgjerimin e kapaciteteve prodhuese.
19. Tarifat
Reforma e tarifave per energjine ne Shqiperi duhet te marre parasysh impaktin tek te varfrit dhe mundesite e shtresave te ndryshme sociale per ti perballuar. Duhet te gjendet nje strukture e re per tarifat pasi ajo qe aplikohet aktualisht eshte e shtrenjte per te varfrit dhe perfitojne edhe te pasurit.
20 Tregu rajonal
BB vlereson se per Shqiperine perfshirja ne tregun rajonal te energjise eshte e rendesishme ne termat afatmesem. Ne kohen qe ekonomia rritet dhe po keshtu edhe mundesite per me shume prodhim energjie brenda vendit sjellin si nevoje pjesemarrjen ne Bursen Energjetike Rajonale.
21. Infrastruktura
Permiresimi i infrastruktures se transportit eshte jetesore dhe kritike per zgjerimin e tregtise dhe rritjen e konkurrences. Infrastrukture rrugore e papershtatshme perkthehet ne kosto me te larte dhe disavantazhe konkurrence per prodhuesit e brendshem ne tregjet nderkombetare dhe cmime me te larta per importet.
22. Rruget
Ne sektorin e rrugeve eshte e rendesishme te behet ndarje e kujdesshme e zhvillimit te rrjetit. Afersia rajonale e ofruar nga rrjeti kryesor eshte disi i papershtatshem. Stadi i ri i zhvillimit rrugor do te kerkoje balance ne zhvillimin e rrugeve qe do te jete ekonomikisht me vitale.
23. Durresi
Ne raportin e BB qyteti i Durresit shihet si nje qytet me kapacitete te mjaftueshme per tu zhvilluar duke filluar nga porti hekurudha dhe rruget kombetare qe kalojne ne te. Ky port mund te jete konkurrues ne rajon nderkohe qe autoritetet duhet ti kushtojne rendesi portit duke e financuar ate.
24. Kostot
Duhet te ndermerren hapa per te ulur koston e transaksioneve ne menyre qe firmat te eksportojne produkte sa me konkurruese dhe te terhiqen sa me shume investime direkte. Duhet te merren masa ne forcimin e logjistikes tregtare dhe lehtesimin e tregtise.
25. Doing Bussines
Raporti i Bankes Boterore Doing Bussines per Shqiperine ne vijim ka paraqitur nje permiresim te saj. Kjo u referohet edhe programeve qe ka implementuar qeveria shqiptare si ne klimen e biznesit ashtu edhe ne cilesine e sherbimeve ne institucione.
26. Permiresimi
Shqiperia eshte ende larg vendeve te Europes sa i perket teresise se qeverisjes. Permiresimi i kesaj situate eshte tashme nje nga prioritetet me te larta te Shqiperise si per axhenden afatgjate te zhvillimit ashtu edhe per integrimin e suksesshem ne BE.
27. Ligjet
Jane bere hapa pozitive sa i perket forcimit te kuadrit ligjor per te permiresuar klimen e biznesit. Por vihet re qe ligjet here jane te paplota here nuk zbatohen deri ne fund dhe kjo rrit pasigurine tek biznesi. Praktika ka rendesi per investitoret.
28. Qartesia
Ligjet qe shteti miraton duhet te jene te qarta. Kurse per pjeset ku vihen re boshlleqe duhet qe te miratohen rregullore dhe ligje te reja. Duhet pasur parasysh eficienca qe kane ligjet aktuale ne menyre qe te behen edhe qartesimet dhe korrigjimet e sakta.
29. Konsultimet
Per ti bere ligjet sa me transparente dhe te parashikueshme ne zbatim duhet te merret parasysh konsultimi i tij me grupet e interesit pra sektorit privat dhe qeverise per te gjithe ceshtjet qe prekin biznesin.
30. Gjykata Administrative
Duhet te ngrihet nje Gjykate Administrative. Kjo do tju jepte individeve dhe kompanive besim se kane ku te apelojne vendimet zyrtare ligjet kontradiktore apo rregulloret. Kjo gjykate eshte shume e rendesishme. I titulluar Shqiperia nje axhende e re per rritjen memorandumi ekonomik i ketij institucioni financiar vjen edhe me propozime konkrete te analisteve dhe eksperteve nderkombetare. Keshtu tema per nje model te ri ekonomik qe te garantoje rritje nuk eshte me vetem shqetesim i brendshem. Duket se epokes se rritjes permes shpenzimeve publike apo disa rrugeve te tjera te limituara po i vjen fundi dhe qeveria duhet te orientoje sa me pare politikat e saj drejt burimeve te reja. Per Banken Boterore jane nje seri sektoresh si turizmi nxjerrja e mineraleve bujqesia te cilat mund te kthehen ne trampolina te reja te zhvillimit. Kjo sigurisht e nderthurur edhe me politikat e duhura arsimore. Banka Boterore i propozon qeverise qe te zbatoje nje program per kthimin e intelektualeve te emigruar ne vend ndersa nga ana tjeter i propozon nje arsim sa me eficient. Me kete te fundit nenkuptohet orientimi i politikave arsimore drejt nevojave te tregut. Borxhi publik dhe deficiti buxhetor serish nuk jane lene jashte vemendjes. Banka mbeshtet idene qe Shqiperia te zbatoje nje rregull fiskal i cili do ta ndihmoje per te pasur nje stabilitet makroekonomik afatgjate i cili do te ndikoje si tek investimet ashtu edhe tek gjetja e burimeve te financimit me kosto sa me te ulet. Nje tjeter propozim i Bankes Boterore lidhet me publikimin e sa me shume te dhenave dhe statistikave ne menyre qe politikat e qeverise te hartohen si duhet dhe te orientohen aty ku vertet eshte e nevojshme. Raportin e saj Banka e mbyll me vemendjen qe qeveria duhet ti kushtoje kuadrit ligjor i cili duhet te qartesohet pershtatet dhe zbatohet i plote pasi kjo garanton siguri edhe tek investitoret e huaj.

Nertila Maho

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›