Transportet Situata e akseve rrugore cilat jane te bllokuara dhe cilat te kalueshme
Tirane 4 Dhjetor NOA - Ne vazhdimesi te situates se krijuar nga reshjet e shumta te shiut ne zonen veriore qendrore dhe lindore te vendit reshje te cilat kane fryre tej normave lumenjte dhe liqenet ministria e Puneve Publike dhe Transportitnjoftonse situata ne akset rrugore vazhdon te jete e renduar.
Keshtu sipas komunikates se leshuar prej ketij dikasteri ne hyrje te qytetit Shkoder para ures se Bunes dhe ne Harkun e Berdices rruga eshte e pakalueshme pasi ka permbytje te rruges me rreth 1m uje mbi rruge ndersa qarkullimi i mjeteve per ne Shkoder behetvetem nga Mjeda.
Po sipas Transporteve qarkullimi per ne Muriqan dhe Shiroke eshte i mundur vetem per mjetet e larta. Segmenti rrugor Shkoder-Harku i Berdices-Velipoje eshte i pakalueshem pasi eshte rritur niveli i ujit mjetet qarkullojne vetem nga rruge dytesore.
Ne segmentin rrugor Koplik-Dedaj-Boge si rezultat i bllokimit te zona e Perroit te Thate qarkullimi i mjeteve kryet nepermjet nje rruge dytesore provizore.
Kurse ne segmentin rrugor Shkoder-Hani i Hotit ne vendin e quajtur Vukpalaj rreth 5km deri te dogana rruga eshte e pakalueshme pasi uji mbi rruge eshte mbi 1m.
Ne segmentin rrugor Bajram Curri-Fierze km 11 lumi ka marre murin mbajtes te rruges shembur rruga qarkullohet me nje kalim.
Ne Shishtavec lumi ka marre nje pjese te rruges duke e bere nje kalimeshe rrugen gjithashtu ne afersi te tunelit te dyte ne Shishtavec rreth 100m rruga eshte e bllokuar dhe qarkullimi i mjeteve behet nga tuneli.
Duke vijuar me pas me informacionin se tek ura e erenecit qarkullohet me nje kalim.
Kurse ne segmentin Peshkopi-Muhurr-Qafe Draje rreth 5 km larg Muhurit rruga eshte e bllokuar.
Nga Burreli ne Milot rruga eshte me nje kalim kurse ne afersi te nyjes se asfaltit ne Burrel ka dy shembje rruga eshte e kalueshme vetem per mjetet e vogla.
Ne kthesat e Klosit rruga eshte me nje kalim.
Ne Bulqize kalohet vetem permes qytetit unaza eshte e permbytur.
Ne segmentin rrugor Permet-arshove ne Badlonje ka rene nje masiv shkembor dhe rruga eshte e bllokuar.
Ne aksin rrugor Vlore-Sarande qarkullimi kryhet me nje kalim ne vendet e quajtura Jonufra 1 Dukat Fshat Dalje Piqeras. Ne keto pika eshte vendosur sinjalistika perkatese.
Ne pjesen fundore te rruges Lushnje-Fier rruga e re eshte e permbytur qarkullohet nga rruga e vjeter eshte vendosur sinjalistika perkatese.
Ne aksin Fier-Zhulaj ne Visoke rruga eshte me nje kalim .
Ne segmentin Rushbull-4 rruget e Shijakut rreth 300 m ka nje vershim uji 15-20 cm kalimi i mjeteve behet me veshtiresi.
Segmenti Fushe Kruje - Ura e Drojes ka rene niveli i ujit rruga eshte e kalueshme.
Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve ne bashkepunim me Drejtorite Rajonale Rrugore dhe me firmat e kontraktuara per mirembajtjen e rrugeve jane ne terren me mjete dhe personel teknik per te kthyer rruget ne gjendje normale per trafikun.
n.e/NOA