Gjendje e rende ne tregun e punes ne Greqi

E konsideron veten me fat qe fundviti e gjen me pune si diliver shperndares paketash ushqimi te Goodys por cehra ne fytyre i prishet kur i kujtojme temen dominante te ketyre diteve te mundesise qe do te kene punedhenesit qe me ligj tu imponojne punonjesve kontrata sektoriale dhe bile dhe personale pune ne vend te kontrates kolektive. e qofte se arrijme ne nivelin e kontratave personale duhet te shkojme te mbytemi qe te tere i thote DW punonjesi Timos Dhjamantopullos tek del nga zyrat e punesimit ne bulevardin Aleksanda duke shprehur shqetesimin e pergjithshem se me sfond krizen dhe presionin e troikes hapet rruga per shthurjen e plote neoliberale te marredhenieve te punes.
Frike nga shthurja e plote e marredhenieve te punes
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Punetori Nikos Dhjamantopullos.
Frika e Dhjamantopullos eshte se punedhenesit do te spekulojne dhe do te bejne rregull ate qe mund te jete nje perjashtim per te ruajtur vendet e punes ne bizneset problematike. Nga sa kuptoj do te bejne cte duan do te paguajne cte duan kur te duan dhe nuk do te guxosh te ngresh koke thote ndertuesi i papune ketu e dy muaj Nikos Kallogjeropullos familja treanetarshe e te cilit jeton me asistencen e tij te papunesise dhe me 17 euro ne dite qe merr e bija me status punesimi kateroresh ne nje supermarket. Drejt asaj po shkojme. Ajo eshte gjendja tani jemi bere te gjithe emigrante thote Kallogjeropullos dhe sjell shembullin e tij qe u shperblye me 35 euro ne dite nga nje sipermarres ndertimi nga 65 euro qe merr si suvatues.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Punetori i ndertimit Nikos Kallogjeropullos
Punetori tani ka dale skarco. Sa po vjen dhe me keq po behet. Kemi dy muaj qe po hapim syte. Ku ka pune zoteri... thote nga ana e tij imigranti shqiptar Tajar Xhanari qe para nje jave ktheu ne Shqiperi vellane me gjithe familjen pasi kishte nje vit pa pune. Asnje pespektive thote ne menyre te perseritur duke kuptuar me instiktin e tij prej njeriu te mundit dhe te djerses ate qe paralajmerojne statistikat per vitin e ardhshem kur papunesia do te rritet nga 12 ne 15 dhe te papunet do te arrijne ne 750.000 vete.
Qeveria flet per nje mase te paevitueshme
Ne sfondin e nje situate te tille qeveria e kupton se rregullimi ligjor qe duhet te aprovoje javen e ardhshme si obligim ndaj memorandumit me troiken kerkon konsensus social. Ne qofte se ajo do te deshtoje te gjithe do te vuajme pasojat deklaroi ministrja e Punes Lluka Kaceli e cila kujtoi se e vetmja qe mund te diskutohet jane premisat dhe jo rregullimi ligjor qe ne te vertete eshte ligj i shtetit pasi perfshihet si detyrim ne memorandumin me troiken. Premisat i themi troc. Asnje lirim nga puna. Devijim vetem per nje kohe te caktuar dhe vetem per biznese problematike thote nga ana e tij edhe zevendesministri i Punes Vasilis Qegerogllu ne nje perpjekje per te qetesuar forcat e punes me fleksibilitetin e kontrolluar te premtuar nga ana e qeverise.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Emigranti shqiptar Tajar Xhanari
Marreveshja qe pritet te arrihet dhe mbi bazen e se ciles filloi dialogu i punedhenesve me partneret sociale eshte ulja prej 12 e pagave te punes ne biznese te vecanta per nje periudhe 2 vjecare sa te dale vendi nga recesioni i thelle dhe te mos behet asnje lirim nga puna. U fol bile per arritjen e nje pazari te tille pas nje konsultimi telefonik ne fillim te javes midis perfaqesuesve te punedhenesve dhe partnereve sociale qe nuk munden te mblidhen ne ministrine e Punes te blloguar nga greviste militante por qe u pergenjeshtrua nga Konfederata e Pergjithshme e Punonjesve te Greqise. Konfederata e Pergjithshme e Punonjesve te Greqise as ka rene dakord dhe as ka per te rene dakord me nje drejtim te tille deklaroi presidenti i kesaj organizate me te madhe sindikaliste te vendit Janis Panagopullos i cili me nje frazeologji te majte foli per poshtersi te sajuar dhe synimin per te vendosur ne shtratin e Prokrustit interesat kryesisht te punonjesve te sektorit privat.
Masat te nevojshme per ti hapur rrugen rimekembjes ekonomike
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gazetari Babis Polychroniadis
Duhet te ndergjegjesohemi te gjithe se lirimi i afarizmit nga moria e pengesave do te mund te hape rrugen perseri zhvillimit ekonomik dhe progresit social deklaroi nga ana e tij presidenti i Unionit te Industrialisteve Dhimitris Dhaskallopullos qe propozoi pune dhe te shtunen dhe kompesimin e saj me pushim gjate javes duke elektrizuar dhe me teper atmosferen.
Asnje dhe sidomos sindikatat qe nga punonjesit shihen ne rastin me te mire si te paafta per te frenuar ortekun e masave neoliberale nuk do qe te marre persiper pergjegjesine e asaj qe te gjithe besojne se do pasoje pas ketij ndryshimi te statusit te punes. Une mendoj se kjo gje con ne mesjeten e marredhenieve te punes dhe kam ndjesine se kjo nuk rezultoi tani me Memorandumin por ishte nje gje qe e kerkonin bankieret prej kohesh kur para 4 vjetesh nuk pranonin te nenshkruanin kontrate kolektive me perfaqesuesit e nepunesve te bankave. Memorandumi thjesht i ben gerat me te lehta i thote DW gazetari i ceshtjeve ekonomike Babis Polihroniadis. Me te lehta per punedhenesit por jo dhe per punonjesit qe ftohen tani te marrin mbi shpatullat e tyre barren me te madhe te rimekembjes ekonomike permes privacionesh gjithnje e me te medha.
Autor Niko Anagnosti
Redaktoi Angjelina Verbica