E Shtunë, 31 Tetor 2026

BB, 900 milionë dollarë Pakistanit

Banka Botërore ka njoftuar se qeveria e Pakistanit ka kërkuar afro 900 milionë dollarë mbështetje financiare dhe se banka është e përkushtuar ta bëjë këtë. Kërkesa erdhi pasi Kombet e Bashkuara deklaruan se deri tani ka dështuar plani për mbledhjen e 460 milionë dollarëve nga donatorët ndërkombëtarë për ndihmë të menjëhershme, për afro 20 milionë të prekurit nga katastrofa.

OKB-ja ka tërhequr vërejtjen se 3.5 milionë fëmijë pakistanezë aktualisht janë të rrezikuar nga sëmundjet vdekjeprurëse, si pasojë e vërshimeve. Nga ana tjetër, zyrtarët kanë thënë se kostoja e rindërtimit mund ta arrijë shumën 15 miliardë dollarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›