E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria britanike gëzon popullaritet të lartë

Ky është rezultati i një sondazhi publikuar sot nga tabloidi “The Guardian”. Rreth 46 për qind e britanikëve mendojnë se koalicioni që bashkon teoritë e së djathtës dhe liberal-demokratëve të qendrës së majtë po e qeveris mirë vendin. Rreth 36 për qind mendojnë të kundërtën.

Rreth 44 për qind e personave të pyetur mbështesin masat ekonomike të marra nga qeveria e konservatorit Dejvid Kameron. Ardhur në pushtet më 11 maj, qeveria ndërmori një sërë masash të pazakonta që prej një gjysmë shekulli për të zgjidhur plotësisht deficitin buxhetor që ka arritur në 187 miliardë euro, 10.1 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›