Kinë, 67 të zhdukur nga rrjedhjet e baltës
Sipas informacioneve pranë autoriteteve, rrjedhjet e baltës kanë ndërprerë kalimin në disa rrugë, energjinë elektrike dhe linjat telefonike. Disa skuadra shpëtimi janë dërguar në komunën Puladi, një rajon malor jo larg kufirit me Birmaninë, në përpjekje për gjetjen e 67 personave të zhdukur, shtoi për AFP-në një zyrtar provincial i cili preferoi të mbetej anonim.
Këto rrjedhje balte ndodhin pas atyre që kanë shkaktuar të paktën 1270 të vdekur në provincën Gansu, në veriperëndim, ku më tepër se 470 persona konsiderohen të zhdukur në rajonin Zhuqu. Agjencia Hsinhua njoftoi dje se të paktën 15 persona kanë vdekur nga rrëshqitjet e tokës në një zonë të provincës Sishuan, e dëmtuar nga tërmeti i vitit 2008, që shkaktoi 87 mijë të vdekur dhe të zhdukur.
Kina po përballet këtë vit me përmbytjet më të rënda që prej një dekade, sidomos në jug dhe verilindje të vendit. Sipas shifrave zyrtare, më tepër se 2100 persona, pa llogaritur katastrofën në Zhuqu, kanë vdekur ose janë zhdukur në disa katastrofa që kanë shkaktuar edhe rreth 12 milionë të shpërngulur në të gjithë vendin.