E Diel, 1 Nëntor 2026

BB: Bien të ardhurat e emigrantëve, ekonomia më shumë në vështirësi

Tiranë- Emigrantët shqiptarë në Greqi dhe Itali nuk kanë më se çfarë të dërgojnë në shtëpi.

Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë për një rënie të ndjeshme të fluksit të parave që emigrantët kanë sjellë pranë familjeve të tyre në Shqipëri.

Për tremujorin e tretë të këtij viti, remitancat kapën vlerën e 139 milionë eurove, duke shënuar një rënie prej 10% kundrejt të njejtës periudhë të një viti më parë.

Ndërsa si 9 mujor, dërgesat e emigrantëve llogariten në 478 milionë euro, me një rënie vjetore prej 4.2%.

Në një kohë që edhe Shqipërianuk po kalon një peridhë të mirë ekonomike, dhe të ardhurat që hyjnë nga jashtë janë I vetimi burim dhe shpresë për një numër të madh familjesh, kjo përbën një problem.
Nga ana tjetër, edhe ekonomia do të ndjejë vështirësi, pasi do të pakësohet valuta që futet nga jashtë.

Megjithatë Banka e Shqipërisë ka konstaktuar se rënia e dërgesave të emigrantëve është kompensuar disi nga rritja e fluksit të investimeve të huaja. Për tremujorin e tretë të këtij viti, investimet e huaja arritën në 171 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 6.8% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Ndërsa si 9 mujor, investimet e huaja vlerësohen në 551 milionë euro, me rritje vjetore 20%. Rritja e fluksit të investimeve të huaja po shërben si oksigjen për ekonominë shqiptare, e cila po vuan efektet e krizës që ka goditur fqinjët.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›