E Diel, 1 Nëntor 2026

Dimri, fëmijët dynden në spitale. Mjekët: Ja këshillat kundër virozave

—-Nga Arisa Liço—-

Tiranë – Edhe pse ende nuk ka vend për alarm, rënia drastike e temperaturave ka dyndur në dyert e urgjencës një numër të madh fëmijësh.

Ata janë më të prekurit në këtë periudhë të ftohtë, ku virozat e stinës janë prezente.

Mbi 180 raste në ditë raportohen nga mjekët e Urgjencës së Spitalin e Fëmijëve. Kryesisht këtë kontigjent e përbëjnë rastet mbi 1 deri në 5 vjeç. Shenjat e para janë temperaturat mbi 38 gradë dhe probleme të frymëmarrjes.

IDEA qëndroi rreth një orë tek dera e dhomës së vizitave tek Urgjenca e Spitalit të Fëmijëve, duke pritur rreth 20 fëmijë të moshave të ndryshme që vinin me temperaturë dhe gjendje të dobët shëndetësore. Mjeku i turnit në këtë spital shprehet se kujdesi më i madh duhet treguar me rritjen e temperaturës së trupit të fëmijëve.

Edhe mjekët pediatër në Poliklinikën nr 4 thonë se numri i fëmijëve të prekur nga virozat e stinës brenda 5 ditëve ka arritur rreth 40. Mjekja pediatre thekson se pritet që këto raste të shtohen ditët në vazhdim, ndaj bën apel për më shumë kujdes nga prindërit.

Ja disa nga këshillat për kujdesin që duhet treguar në mbrojtje të fëmijëve në këtë periudhë të ftohtë:
1. Evitimi i kontaktit me njerëzit e prekur.

2. Evitim i frekuentimit të çerdheve dhe kopshteve në të cilat predispozicioni I infeksioit është më I lartë.

3. Mos mbani ambjentet në temperature shumë të larta me pretekstin se jashtë është ftohtë.

4. Ajrosje herë pas here të ambjentit ku rrihet, në mënyrë që të qarkullojë ajri.

5. Mos i ngarkoni fëmijët me veshje të tepërta, mbajini veshur sa më lehtë ata.

6. Përdorim të sa më shumë frutave ( vitaminave) dhe lëngjeve jo shumë të nxehta.

Prindërit me fëmijët e sëmurë tek urgjenca e fëmijëve

 Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›