E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis seria e gjyqeve për Xhakjen, pretenca: 25 vjet për vrasjen e parë

Tiranë – Mesdita e së mërkurës ka shënuar nisjen e gjyqit në gjykatën e Apelit në Durrës, ndaj Ilir Xhakjes, lidhur me akuzën e vrasjes, për të cilën ai ishte shpallur më parë i pafajshëm nga gjykata e shkallës së parë në Durrës nga gjykatësi Neritan Tabaku, tanimë i shkarkuar nga KLD-ja, Neritan Tabaku.

Në seancën e sotme, e cila zgjati pak minuta, prokuroria ka kërkuar 24 vite burg për vrasjen e Qerim Malokut nga Xhakja në vitin 1998. Duke thënë se vendimi për lirimine tij “Është subjektiv dhe i njëanshëm”.

Por anëtarët e trupit gjykues të çështjes kërkuan kohë për të rishqyrtuar të plotë dosjen. Nga ana tjetër avokati i Ilir Xhakjes, i cili vrau pak muaj më parë kryekomisarin e Shijakut Adem Tahiraj, tha se klienti i tij ka qenë në Gjermani ditën e vrasjes së Malokut dhe sipas tij kjo vërtetohet me një sëri dokumentësh. Xhakja ishte dënuar nga gjykata e shkallës së parë dhe ajo e shkallës së dytë për krimet e rënda me 21 vjet burg, por Gjykata e Lartë e rikthue për gjykim në Gjykatën e Durrësit, ku u lirua nga Neritan Tabaku.

Më 7 dhjetor mori fund “telenovela” Tabaku, pasi këshilli i Lartë i drejtësisë shkarkoi pas dy mbledhjesh të dështuara gjyqtarin Neritan Tabaku, person i cili liroi në mënyrë të jashtligjshme Ilir Xhakjen.

Prokuroria nuk kishte mundur të apelonte në kohë vendimin për lirimin e Xhakjes pasi gjykatësi Tabaku kishte mbajtur të pazbardhur për gati 2 vjet dosjen e tij duke bllokuar në këtë mënyrë edhe apelimin.

Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Cefa, deklaroi si të pa pranueshme neglizhencën e gjyqtarit në mos zbardhjen e vendimeve dhe mos dorëzimin e mbi 60 dosjeve gjyqësore, duke sjellë pasojat rënda për të drejtat kushtetuese të palëve në gjykim apo për dhënien e drejtësisë.

Tashmë Xhakja, pasi të mbarojë punë me drejtësinë lidhur me akuzën për vrasjen e Malokut, do ti nënshtrohet gjyqit për vrasjen e shefit të komisariatit të policisë së Shijakut.

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›