BB: Ndryshimi i klimës do të prekë vendet e varfëra
Vendet në zhvillim do të përballojnë 80 për qind të dëmeve të shkaktuara nga ndryshimi i klimës ndërkohë që ato janë shkaktare të vetëm 30 për qind të lëshimit të gazeve me efekt serrë, njoftoi sot Banka Botërore.
"Dëmet e ndryshimit të klimës, në një përqindje prej rreth 75-80 për qind, do të përballohen nga vendet në zhvillim ndërkohë që ato kontribuojnë me vetëm një të tretën në lëshimin e gazeve me efekt serrë", shtoi përpara shtypit në Stamboll kryekonomisti i Bankës Botërore, Justin Lin.
Marianne Fay, ekonomiste pranë Bankës Botërore e ngarkuar me zhvillimin e qëndrueshëm e vlerësoi gjithashtu në 300 miliardë dollarë në vit duke filluar nga viti 2030 koston e përshtatjes së nevojshme me ndryshimin e klimës.
Për një ngrohje të planetit me 2 gradë Celcius në vitin 2050, "kostot e përshtatjes mes viteve 2010-2050 do të jenë 75-100 miliardë dollarë në vit" vetëm për vendet në zhvillim, ka bërë të ditur Banka Botërore në fund të shtatorit.
Një përpjekje në këtë drejtim ka filluar përpara samitit për klimën i parashikuar në dhjetor në Kopenhagë, që mendohet të çojë në një marrëveshje lidhur me mjetet për kufizimin e ngrohjes së klimës. Marrëveshja e parë është arritur në Kioto (Japoni) në dhjetor të vitit 1997, por ajo nuk është ratifikuar asnjëherë nga Shtetet e Bashkuara.