E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, aksidentohet për vdekje 69-vjeçari

Një i moshuar nga Shkodra që qarkullonte me biçikletë në një nga rrugët e qytetit verior gjeti vdekjen, pasi u përplas me një automjet, drejtuesi i të cilit u shoqërua në komisariat për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Aksidenti me pasojë vdekjen e 69 vjeçarit Angjelin Shllaku, ndodhi në lagjen "Liria", në hyrje të qytetit të Shkodrës. Viktima ishte duke qarkulluar me një biçikletë kur u përplas me një mjet tip Benz, me targa të Shkodrës, që drejtohej nga Fatmir Shala, 55 vjeç.
I moshuari u transportua në spitalin rajonal, ku megjithë ndërhyrjen e menjëhershme nuk ka mundur të mbijetojë. Drejtuesi i automjetit nuk është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia që mbërriti aty e shoqëroi atë në komisariat për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›