Greqi, sondazhet tregojnë se socialistët fitojnë zgjedhjet

Opozita socialiste në Greqi duket se është drejt fitores së zgjedhjeve të përgjithshme dhe sigurimit të shumicës së mjaftueshme për krijimin e qeverisë së ardhshme, bëhet e ditur sot sipas një sondazhi paraprak të realizuar nga kompania "Kapa".
Sondazhi, i komisionuar nga agjencia britanike Reuters dhe media të tjera, tregonte se partia socialiste PASOK kryeson me 42.5 për qind të votave, ose 155 deputetë në parlamentin me 300 vende, kundrejt 36.4 për qind të votave, ose 99 vende, që pritet të fitojë partia konservatore Demokracia e Re, që ka qenë në pushtet pesë vitet e fundit.
Nëse rezultati përfundimtar zyrtar do të jetë i njëjtë me rezultatin e këtij sondazhi, atëherë socialistët e PASOK-ut do të riktheheshin në pushtet nën drejtimin e liderit George Papandreou, i cili ka premtuar një plan për rimëkëmbjen e ekonomisë përmes një pakete stimuluese me vlerë 3 miliardë euro.