BB: Shiten letrat e para me vlerë në monedhën kineze
Banka Botërore ka hedhur në treg letrat e para me vlerë në monedhën kineze juan.
Banka tha se letrat me vlerë (bondet) prej 500 milionë juanë (76 milionë dollarë), të nxjerra në qarkullim në Hong Kong, janë blerë kryesisht nga institucionet financiare, kompanitë dhe individët e pasur me seli në territorin kinez.
Kjo lëvizje shihet si ndihmë për Kinën, ndërsa ajo po përpiqet të shtoj përdorimin e monedhës së saj edhe jashtë kufijve.
Juani nuk tregtohet në tregjet globale monetare, por Pekini e ka dobësuar kontrollin dhe vitin e kaluar kishte filluar t`i lejoj kompanitë e jashtme, që të lëshojnë kredi në juan.