Çmimi i naftës rrezikon rimëkëmbjen ekonomike

Agjencia thekson se kostoja e importimit të naftës për shtetet në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) është rritur me 30 për qind vitin e kaluar, duke arritur në 790 miliardë dollarë. Kjo shumë barazvlerësohet me 0.5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.
Ekonomistët e IEA-së theksojnë se nafta është çelës i rëndësishëm për zhvillimin e çdo shteti.
Në një intervistë për BBC-në, Fatih Birol paralajmëroi për çmimin e lartë të naftës: “Pa dyshim ka një rrezik të madh për implikime negative në ekonominë globale”.
Ai shpjegoi se çmimi i naftës ishte tepër i rëndësishëm si për buxhetin kombëtar ashtu edhe për atë personal. “Nëse çmimi i naftës rritet më tej, ai ndikon gjithçka nga balancat e tregut deri tek shpenzimet për mbajtjen e shtëpisë”.
/Start/Fatjon Prroni/
2011-01-05 14:27
[