E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet, një rishikim i buxhetit

Ndërkohë që pritet që të miratohet drafti për nisjen e vlerësimeve të dëmeve në zonat e përmbytura në Shkodër, analistët shprehen se është i nevojshëm një rishikim i buxhetit ose marrja e një eurobondi. Sipas drejtorit ekzekutiv të Fondacionit për Liri Ekonomike Artan Gjergji, fondet e veçanta për emergjenca nuk janë të mjaftueshme dhe për këtë duhet të gjenden instrumenta të tjera.
 

Dëmshpërblimi i banorëve në zonat e përmbytura pritet që të ketë një ndikim të ndjeshëm në ekonomi sipas Gjergjit, pasi një pjesë e fondeve të destinuara për investime do të përdoret për këto zona.
 

Qeveria sipas Gjergjit duhet që të jetë një ekulibruese e mirë dhe të gjejë mënyra që investimet e parashikuara të realizohen pavarësisht kompesimin të dëmeve që do të bëhen në zonat e përmbytura.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›