BB: Shqipëria me rritjen ekonomike më të lartë në rajon
Kseniya Lvovsky kundërshton uljen e taksave të premtuara nga qeveria e re
Në përfundim të misionit të saj në Shqipëri, shefja e zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, Kseniya Lvovsky kundërshton uljen e taksave të premtuar nga të majtet. Në këshillat e saj për qeverinë e re ajo veçon dy pika. “E para që taksat nuk duhet të ulen dhe e dyta nevoja për rikthimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri”- u shpreh ajo. Në një deklaratë për mediat, Lvovsky tha se rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2013 ka qenë e dobët, por më e mirë se vendet e tjera të rajonit. Ndërkaq, ajo ka vlerësuar zgjedhjet si një proces historik për vendin, ndërsa shprehu mirënjohje për bashkëpunimin me qeverinë në largim, për të cilën deklaroi se ka realizuar një sërë arritjesh.
...