E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagimi/Topalli: S’jam e përfshirë në fushatën për kreun e PD – akuzat, mashtrime e trillime të Ramës

11-07-2013 / Gazeta 55

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli  ka hedhur poshtë akuzat për përfshirje të saj në fushatë për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Partisë Demokratike. Nëpërmjet një deklarate në faqen e saj në Facebook, Topalli akuzon kreun e PS-së, Edi Rama për krijimin e situatave të tilla, duke ftuar demokratët që të hedhin poshtë me përçmimin insinuatat e stisura nga Edi Rama me mediat e tij.

Reagimi i plotë i Topallit
Të dashur miq!
Duke marre shkas nga përmendja e emrit tim në disa media te shkruara, te dirigjuara kryekëput nga Edi Rama, për përfshirjen time në fushatën për zgjedhjen e Kryetarit te Partisë Demokratike, dua te sqaroj opinionin publik dhe, veçanërisht demokratet, se ky është një mashtrim dhe trillim.
E konsideroj te padenje, te papranueshme dhe te ulet përdorimin nga kushdo te emrit tim.
Ftoj demokratet te hedhin poshtë me përçmim insinuatat e stisura nga Edi Rama me mediat e tij.
Ftoj demokratet te votojnë sipas ndërgjegjes se tyre për atë që besojnë se do t’i çojë në fitore!

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›