BB, alarmi grek në rajon

Filip lë Heru, zëvendëspresidenti i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qëndrore deklaroi përpara takimit të përvitshëm të FMN-së dhe Bankës që po zhvillohet këto ditë në Uashington se Banka po e mbikëqyr me kujdes këtë situatë.
“Ne po e monitorojmë shumë nga afër gjendjen në Greqi për shkak të lidhjeve të shumta dhe të rëndësishme që ekonomia helene ka me disa ekonomi të rajonit- tha le Heru. Numri dy i bankës shtoi gjithashtu se Banka Botërore nuk ka ende ndonjë program për të ndërhyrë në Greqi, por është e shqetësuar se rënia e tregtisë dhe kredive që japin bankat helene mund të ketë pasoja për ekonomitë fqinje në zhvillim.
“Ne shpresojmë se situate do të përmirësohet shpejt, parë kjo nga kënvdështrimi i vendeve tona partnere, të lidhura fort me ekonominë greke, dhe në të cilat banka ka programe,” deklaroi Lë Heru.
Më tej gjatë një interviste për Reuters numri dy i Bankës për Europën tha se një tjetër problem mbetet edhe rënia e dërgesave, nga Greqia, ku Shqipëria do të ishte më e prekura.
Greqia është një nga dy partnerët më të rëndësishëm ekonomik të shqipërisë, me lidhje të forta jo vetëm në tregti por edhe sistemin bankar. Në këtë pikë ekspertët i druhen faktit se situate e vështirë financiare e Greqisë mund të detyrojë degët e bankave greke të reduktojnë në mënyrë drastike kredidhënien.