Shuhet oferta e Dacit

Oferta e LDD’së për koalicion parazgjedhor me LDK’në e bërë përmes një letre para rreth tre muajsh ka dështuar përfundimisht.
Lideri i dardanëve, Nexhat Daci, i cili ofertën ia kishte drejtuar kreut të LDK’së, Fatmir Sejdiu, i ka dhënë fund kësaj iniciative, të enjten, para anëtarëve të Këshillit Kombëtar të LDD’së.
Përgjigjja për ofertën e LDD’së nuk erdhi asnjëherë nga “Shtëpia e Vjetër”, prandaj Daci vendosi t’i japë fund pritjes.
Këtë e ka konfirmuar të premten për Express nënkryetari i LDD’së, Lulzim Zeneli.
“Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, të enjten, kryetari Daci dha qëndrimin e vet dhe të partisë se ka përfunduar periudha e pritjes së LDK’së. Çështja e letrës së LDD’së për LDK’në tanimë është e mbyllur”, ka thënë Zeneli.
Mungesa e një përgjigjeje zyrtare nga LDK’ja, ka qenë e mjaftueshme që LDD’ja ta interpretojë këtë si refuzim të ofertës së saj për koalicion.
Zeneli konsideron se “oferta e sinqertë” e LDD’së është injoruar dhe kompromentuar nga udhëheqja e LDK’së.
“Këtë komprometim ne e kemi parë që nga dita kur është bërë publike kërkesa jonë”, ka thënë ai.
Pas mbylljes së këtij kapitulli, sipas Lulzim Zenelit, LDD’ja e konsideron LDK’në njëjtë sikur partitë e tjera politike.
Ai ka kritikuar LDK’në se nuk ka politikë sovrane dhe se është bërë një filiale e PDK’së.
“Ne e kemi shumë të qartë tani se politika aktuale e LDK’së është e orientuar në një kah tjetër që jep të kuptosh se ata nuk kanë politikë sovrane. Në fakt, koalicioni qeverisës e ka orientuar edhe politikën e LDK’së në një drejtim të një dege të PDK’së”.
Sipas Zenelit, LDK’ja në top agjendë aktualisht ka trafikimin e deputetëve.
Por, a do të mundet LDK’ja të arrijë sukses duke synuar kooptimin e zyrtarëve dhe anëtarëve të partisë së Nexhat Dacit?
“LDD’ja ka përfunduar kapitullin e vet në kuptimin e largimit të njerëzve. Tash në LDD ekziston vetëm një agjendë. Nuk ka më individë brenda LDD’së që kanë agjenda të ndryshme. Njerëzit që kanë pasur agjenda të tjera, dihet se si kanë përfunduar”, ka thënë Zeneli.
Në anën tjetër, LDK’ja përveç që nuk ndihet keq me tërheqjen e LDD’së nga oferta, e konsideron të ngutur veprimin që ka marrë Nexhat Daci.
Ismet Beqiri, shef i Grupit Parlamentar të LDK’së ka thënë të premten për Express se oferta e LDD’së në drejtim të LDK’së nuk ka pasur afat të caktuar kohor për përgjigje.
“LDK’ja nuk merr hapa të ngutshëm. Së pari nevojitet analiza, diskutimi i brendshëm, e atëherë të kthehet përgjigjja. Ne nuk kemi dhënë përgjigje refuzuese në një mënyrë, por nuk kemi qenë ende të gatshëm për ta pranuar një ofertë të tillë çfarë e ka bërë LDD’ja. Meqenëse zyrtarisht nuk na ka ardhur neve ndonjë konfirmim se LDD’ja është tërhequr, nuk mund të komentoj më shumë”, tha Beqiri.
Beqiri tërthorazi e konfirmoi atë çfarë ka thënë Lulzim Zeneli se LDK’ja është e preokupuar aktualisht që të marrë deputetë nga partitë e tjera.
“Ne nuk e llogarisim forcën tonë në subjekte të tjera. Fuqinë e LDK’së e përcakton anëtarësia, pse jo edhe kjo që po ndodh ditëve të fundit, me ardhjen e deputetëve. Këto mendoj po e fusin LDK’në si një fuqi politike dhe pse jo, si forcë kryesore, çka është edhe synimi ynë”, tha ai.
Përveç LDD’së, letër për koalicion parazgjedhor me LDK’në kishte nisur edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Mirëpo, për dallim nga Nexhat Daci, lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka marrë përgjigje, por refuzuese, nga kreu i LDK’së, Fatmir Sejdiu.