E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB e padëshirueshme

Institucionet e Kosovës nuk pranojnë gatishmërinë e UNMIK’ut për rol ndërmjetësues në çfarëdo bisede mes Prishtinës dhe Beogradit.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi e ka cilësuar si të përfunduar mandatin e misionit të OKB’së në Kosovë dhe e ka përjashtuar këtë mundësi.

Në një bisedë me BBC’në, ai ka thënë se me Beogradin zyrtar do të bisedohet vetëm për çështjet e bashkëpunimeve rajonale dhe të integrimeve evropiane por jo edhe për organizimet e brendshme, siç i cilësoi, juridike e kushtetuese të Kosovës si dhe të integrimit të pakicave.

Deklaratat e Kuçit pasuan gatishmërinë e shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zannier, për ndërmjetësimin në dialogun me Beogradin, nëse do t’i kërkohej.

“Ne e kemi dhënë mendimin tonë, shpeshherë, sa i përket UNMIK-ut. Ne e kemi vlerësuar si një mision që i ka dhënë rezultatet e veta, por pas 15 qershorit të vitit 2008, sipas akteve tona juridike, do të thotë për shkak të ndryshimit të gjendjes politike dhe juridike të Kosovës, UNMIK-u nuk ka mandat dhe ne nuk jemi të interesuar që t’i japim mandat shtesë”, ka thënë Kuçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›