E Shtunë, 31 Tetor 2026

BB korrigjon shifrat

Banka Botërore korrigjoi parashikimet duke ulur perspektiven e rritjes ekonomike për këtë vit dhe atë pasardhes. Shkak i një lëvizjeje të tillë është bërë kriza e monedhës së përbashkët dhe retë e pasigurisë që vazhdojnë të mbulojnë Eurozonen.

Ne raportin e 6 mujorit, organizmi nderkombetar flet tani per rritje ne nivelin 2,5% ne nje kohe kur projeksionet e meparshme me optimiste e llogarisnin ne 3.6 %. Nëse kriza ekonomike do të ashpërsohet akoma me shume, parashikimet e zhvillimit ekonomike në vendet e industrializuara dhe ato ne ekspansion do të bien edhe më tepër se sa gjatë krizës se viteve 2008-2009. 2012-ta premton keshtu te jete nje vit i veshtire dhe sipas paralajmerimeve te bankes boterore, vendet ne zhvillim Kriza FinanciareEurozonë, bie inflacioni, por përsëri mbi normëBE heton Hungarinë Europë, kriza përhapet duhet te pergatiten per goditje te fuqishme.

"Rimekembja ka per te qene teper e ngadalte. do te duhen shume vjet perpara se te zhbehet demi i bere nga recesioni i madh dhe nga mungesa e ekuilibrave te periudhes se bum-it, perpara krizes. dhe do te duhen gjithashtu shume vjet per te ulur nivelin e papunesise", thotë Hans Timmer, drejtor i programit te perspektivave te zhvillimit në Bankën Botërore.

Per kryekonomistin e Bankes Boterore Justin Yifu Lin, pershkallezimi i krizes nuk do te kurseje askend. Vendet ne zhvillim,- thote ai,- bejne mire te marrin masa sa jane akoma ne kohe. Ngadalesimi i rritjes, sic evidenton raporti, tashme eshte i dukshem ne tregtine globale dhe cmimet e mallrave. Renia e cmimit te ushqimeve me 14 % krahasuar me shkurtin 2011, kur mberriten pikun, eshte nga ana tjeter lajm i mire per vendet e varfra. Per Eurozone pritet nje kontraktim i rritjes ekonomike ne masen 0.3%.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›