E Shtunë, 31 Tetor 2026

BAFTA: “Artisti” prin me nominime

Sipas agjencive të lajmeve, filmi pa zë dhe i xhiruar në teknikën bardh e zi, “Artisti”, deri më tani ka grumbulluar plot 12 nominime për shpërblimet e sivjetme të Akademisë Britanike të Filmit – Bafta Awards.

Në garë për filmin më të mirë për Bafta Awards janë filmat: “Artisti’,

"Tinker, Tailor, Soldier, Spy", "Pasardhësit”, “Drive” dhe “Shërbëtoret’.

Ndërkaq pjesë e garës për aktorin më të mirë janë: Jean Dargain dhe Gerry Oldman (“Artisti”), Brad Pitt (“Moneyball"), George Clooney ("Pasardhësit”) dhe Michael Fasbender (“Turpi”).

Aktoret e nominuar për Bafta Awards janë Berrenice Besaut (“Artisti”), Meryl Streep (“The Iron Lady”), Michelle Williams (“Java Ime me Marilyn”), Tilda Swinton (“Duhet të Bisedojmë për Kevinin”) dhe Viola Davis (“Shërbëtoret’).

Ndryshe, çmimet Bafta sivjet do të ndahen gjatë ceremonisë solemne, e cila mbahet më 12 shkurt, në Operën Mbretërore në Londër.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›