E Diel, 1 Nëntor 2026

Wikipedia në protestë

Web-faqja Wikipedia ka njoftuar të martën se versioni i saj në anglisht nuk do të punojë për 24 orë, pra gjatë gjithë ditës së mërkurë, në shenj proteste ndaj një ligji që po shqyrtohet nga Kongresi i ShBA.

Fondacioni Wikimedia njoftoi se aprovohet ky ligj interneti do të jetë më pak i lirë dhe i hapur, ndërsa autoritetet do të kenë mjete të reja për censurim të web-faqeve ndërkombëtare brenda ShBA’ve.

Propozim-ligji, i quajtur “Ndalimi i veprimeve të piraterisë në internet”, nga Kongresi dhe Senati amerikan është dizajnuar për të luftuar shitjen e paligjshme të produkteve pirate amerikane. Mbështetës të tij janë industritë e filmit dhe muzikës, që pohojnë se po humbasin miliona dollarë nga shpërndarja e prodhimeve të paligjshme. Kritikët e propozim-ligjit thonë se ai mund ta dëmtojë industrinë e teknologjisë dhe të shkelë të drejtat e lirisë së shprehjes.

Wikipedia është ndër dhjetë web-faqet më të vizituara në botë, ngase ka miliona vizitorë në ditë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›