E Shtunë, 31 Tetor 2026

BB reagon ndaj Vasilit

“Oferta më e ulët në tenderin e sipërpërmendur të pajisjeve mjekësore ishte teknikisht e papranueshme. Për këtë arsye, Banka këshilloi të rishikohej raporti i vlerësimit të ofertave. Pas rishikimit, fitues u rekomandua një kompani, oferta e së cilës ishte 600 000 USD më e larte sesa oferta me çmimin më të ulët, teknikisht e pranueshme. Skualifikimi i ofertës më të ulët u bë për arsye që nuk lidheshin me aftësi dhe burime të tenderuesit për të marrë përsipër kontratën në fjalë”, sqaron BB-ja në Tiranë.

“Shqetësimi i vlerësuesve kishte të bënte vetëm me ofruesin lokal të shërbimeve. Sipas udhëzuesve të prokurimeve të Bankës, caktimi i ofruesit lokal të shërbimeve është kusht vetëm për firmosjen e kontratës dhe identifikimi i tij nuk është kusht për dorëzimin e ofertës, kualifikimi i ofruesit lokal të shërbimeve nuk lidhet me përgjegjshmërinë e ofertës dhe kualifikimin e kompanisë për qëllime të vlerësimit të ofertës apo dhe shpalljes së fituesit”, vijon më tej

Në deklaratë thuhet se para se të merrte vendimin përfundimtar, Banka ka pasur disa komunikime me Huamarrësin, duke i dhënë mundësinë të rishikonte situatën dhe kryente vlerësimin e tenderit në përputhje me procedurat e rëna dakord. Nisur nga fakti që Huamarrësi nuk ndoqi kriteret e përmendura te vlerësimit dhe kualifikimit në dokumentat e tenderit dhe nuk rekomandoi si fitues ofertuesin me cmim më të ulet, me specifikime teknikisht të pranueshme, Banka nuk do ta financojë këtë kontratë”, vijon reagimi.

Banka Botërore njoftonte Ministrin shqiptar të Financave se anulonte financimin prej 1.1 milion dollarësh për shkak të parregullsive në procedurat e prokurimit. Banka e kishte marrë këtë vendim pasi nga gara ishte përjashtuar një kompani e cila sipas saj i plotësonte kriteret dhe kishte paraqitur një ofertë shumë më të ulët se sa ajo e fituesit. /Start/

                                                                                             2011-09-02 08:44
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›