Jagland letër Venecias për Kodin Zgjedhor shqiptar

“Nuk kam dyshim se jeni në dijeni të situatës në Shqipëri pas zgjedhjeve lokale dhe në veçanti për polemikat lidhur me zgjedhjen e kryebashkiakut të Tiranës. E kam ndjekur situatën nga shumë afër dhe e kam adresuar këtë çështje tek autoritetet shqiptare pasi e çmoj se Këshilli Evropës duhet të bëjë gjithçka është e mundur për të ndihmuar Shqipërinë në ndalimin e përsëritjes së ngjarjeve të tilla në të ardhmen. Për këtë do t’ju lutesha që Komisioni Venecias të mundësojë një opinion i cili do të ndihmojë në përmirësimin e legjislacionit përfshi praktikat elektorale në Shqipëri duke marrë shkas nga eksperienca e fundit”, thuhet midis të tjerash në letër.
Kjo letër vjen pas asaj të drejtuar kryeministrit Sali Berisha gjatë muajit qershor. Sipas të gjitha gjasave, kjo letër do të diskutohet gjatës sesionit të ardhshëm të Komisionit të Venecias gjatë muajit tetor. Po gjatë këtij muaji, paralajmërohet se Jagland do të vijë për një vizitë në Tiranë për të diskutuar nga afër për përmirësimet e Kodit Zgjedhor. /S.Ll/Start/
2011-09-02 08:51