E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, vret bashkëshorten, arrestohet i riu

Policia e Shkodrës bëri të ditur se ngjarja ndodhi orët e vona të mbrëmjes së shkuar në lagjen “Skënderbeg” të qytetit verior, ku shtetasi Eder Haxhija, 23-vjeç, ka qëlluar për vdekje bashkëshorten Alberta Haxhija, (Musabelliu), 19-vjeç, lindur në Skrapar dhe banuese në Shkodër.

Në lidhje me këtë ngjarje u kryen të gjitha veprimet e duhura procedurale e hetimore si dhe u bë e sekuestrimi në cilësinë e porvës materiale i armës së zjarrit tip pistoletë së bashku me një krëhër me 3 fishekë. 

Menjëherë pas ngjarjes, policia arrestoi rreth orës 23:15 minuta shtetasin Haxhija. Sipas policisë së Shkodrës, ky shtetas ishte dënuar edhe më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosje të rëndë me dashje”. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-02 08:52
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›