BB5, Françeska e përjashtuar nga shkolla, Anila del nga ‘binarët’
TIRANE- Duket se Françeska Jaçe ka qenë një vajzë rebele dhe e pabindur gjatë kohës që qëndronte jashtë shtëpisë. Kështu pas konfliktit që zbuluam javën e shkuar, këtë javë kemi zbuluar një tjetër problem. Françeska është përjashtuar një herë nga shkolla për shkak të numrit të lartë të mungesave pa arsye, si pasojë e angazhimeve të saj si modele.
Ka qenë pikërisht kjo arsyeja pse bukuroshja e “Big Brother” është detyruar të vazhdojë shkollën në një institucion privat ku kërkesa e llogarisë është shumë herë më e ulët. Ndërkaq, mësohet se gjatë kohës që ndiqte shkollën publike, Françeska ka pasur marrëdhënie të acaruara edhe me stafin pedagogjik.
Një nga zhvillimet më të përfolura gjatë kësaj jave në shtëpinë e “Big Brother” ka qenë lirshmëria që ka fituar Anila në marrëdhënie me djemtë...Shpesh herë këto sjellje të vajzës brune janë komentuar edhe si dalje nga binarët nga banorët e tjerë. Një nga banorët që e ka komentuar më shumë këtë situatë ka qenë Françeska, ndërkohë që Graciano ia ka shprehur vetë shqetësimin Anilës, megjithëse kjo e fundit është përpjekur ta mohojë. Sipas banorëve gjithçka bëhet për efekt nominimi.
(ma.ar/Bluetooth/BalkanWeb)