Greqi, skenarët për zgjedhjet, nga 29 Prilli deri më 6 Maj 2012
ATHINE - Ende nuk është finalizuar data përfundimtare e zgjedhjeve politike në Greqi, por çdo tregues flet se ka shumë gjasa që ato të zhvillohen në 29 prill ose jo më vonë se 6 maji. Data 29 prill mbetet në tavolinë si një mundësi për zhvillimin e zgjedhjeve, por për shkak se ajo është afër Pashkëve, sugjerohet si datë më e mirë, 6 maji 2012.
Këto data përkojnë me planet e Kryeministrit të qeverisë së përkohshme të Greqisë, që deri më 15 mars të përfundojë procesi i shkëmbimit të bonove (PSI) dhe deri në fund të këtij muaji, ai të ketë kaluar në Parlament për votim. Pas miratimit, parlamenti mund të pushojë së funksionuari dhe të shpallet data e zgjedhjeve të reja, në fund të prillit ose fillim të majit.
Nevojën e zhvillimit të zgjedhjeve në muajin prill e theksoi kryetari i Demokracisë së Re, Antonis Samaras, gjatë takimit që kishte me kancelaren gjermane Angela Merkel, në kuadër të samitit të partive popullore europiane, në Bruksel. Samaras i tha kancelares Merkel se “zgjedhjet në Greqi janë të nevojshme me qëllim që të ulet tensioni që dominon në vend”, duke shprehur njëkohësisht shqetësimin se “në rast të kundërt, do të ketë një rritje të forcave politike ekstremiste, antievropiane”.
Ndërkaq në rrethe të ndryshme komentohet se kryeministri grek Papadhimos ka lënë të hapur mundësinë, për të udhëhequr qeverinë e koalicionit, PASOK-Demokracia e re. Sipas zërave që përcillen nga shtypi grek, këtë la të kuptohet Papadhimos, kur pas samitit të Brukselit, i pyetur për datën e zgjedhjeve, u përgjigj: "Kur qeveria përfundojë punën e saj do të vendosë të njoftojë datën e zgjedhjeve. Vendimet e tjera do të merren pas zgjedhjeve". Por bashkëpunëtorët e tij thonë se ky është keqinterpretim i deklaratave të kryeministrit.
“Ka shumë diskutime joformale për bashkëpunimin post-zgjedhor të dy partive të mëdha”, thotë zëvendëskryeministri Theodoros Pangalos në një intervistë për gazetën "To Vima". Pangalos vijon duke thënë se "bashkëpunimi dhe mirëkuptimi mes palëve është e nevojshëm, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve”.
Gjithësesi, një obsion i tillë i ka trazuar mjaft kampet politike të PASOK dhe Demokracia e re edhe pse asnjëra prej tyre nuk mundet të krijojë një qeveri, e vetme pas zgjedhjeve. Sondazhi i fundit, i publikuar dje, sugjeron që Demokracia e re ka 28% mbështetje, ndërsa PASOK në rënie të vazhdueshme, vetëm 11%.