E Shtunë, 31 Tetor 2026

Versioni i ri i Skype për Windows Phone

Skype ka lëshuar një version testues beta të softuerit Skype për Windows Phone 7.5, që përfshin të githa veçoritë e rregullta të Skype për të cilat jemi në dijeni nga platformat e tjera. Lëshimi zyrtar është planifikuar të bëhet në prill dhe, deri atëherë, përdoruesit e Windows Phone janë të lirë që ta përdorin versionin testues dhe të dërgojnë mendimet e tyre.

Ashtu siç u përmend më lart, Skype i ri për Windows Phone përfshin veçoritë e Skype si audio dhe video thirrjet përgjatë Wi-Fi ose 3G, biseda tekstuale në Skype, thirrjet telefonike përgjatë Skype Out dhe më tepër.

I tërë ky softuer është i paketuar në një ndërfaqe të re të Metro, që është dizajnuar për të përkuar me pamjen e përgjithshme të sistemit operativ të Windows Phone.

Ky është një hap i rëndësishëm për ndërmarrjen Microsoft; pas blerjes së Skype, kjo ndërmarrje tashmë e ka sjellë atë në sistemin e vet operativ për celularë, ku shumë përdorues me padurim kanë pritur për të. Ju mund ta shkarkoni Skype për Windows Phone 7.5 përgjatë tregut të Windows Phone ose drejtpërdrejt nga pajisja juaj Windows Phone. Sipas Skype, aplikacioni i ri është testuar tek shumë pajisje, si Nokia Lumia 800 dhe 710, HTC Titan dhe Radar dhe Focus S dhe Focus Flash të Samsung. /pcworldalbanian/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›