E Hënë, 2 Nëntor 2026

BBC: Hamasi refuzon të çarmatoset derisa të krijohet një shtet palestinez

GAZË, 3 gusht /ATSH/- Hamasi ka përsëritur se nuk do të çarmatoset derisa të krijohet një shtet sovran palestinez, në përgjigje të një prej kërkesave kryesore të Izraelit në bisedimet për armëpushim në Gazë, sipas BBC.

Grupi i armatosur palestinez tha se i ishte përgjigjur deklaratave – që i atribuohen të dërguarit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff – se Hamasi kishte “shprehur gatishmërinë” e tij për të lëshuar armët.

Izraeli e konsideron çarmatimin e Hamasit një kusht kyç për çdo marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit.

Negociatat indirekte midis Izraelit dhe Hamasit për të siguruar një armëpushim dhe lirimin e pengjeve u bllokuan javën e kaluar.

Ushtria izraelite nisi një fushatë në Gaza në përgjigje të sulmit të udhëhequr nga Hamasi në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, në të cilin u vranë rreth 1 200 persona dhe 251 të tjerë u morën peng.

Më shumë se 60 000 persona janë vrarë që atëherë në Gaza dhe 169 persona, përfshirë 93 fëmijë, kanë vdekur nga kequshqyerja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të territorit të drejtuar nga Hamasi.//a.i

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›