BBC: Shqipëria po shënon progres në rrugën drejt integrimit
Shqipëria po shënon progres në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian. Shqipëria është një hap larg anëtarësimit në Bashkimin Europian. Është ky konkluzioni që agjensia presitigjioze e lajmeve BBC ka bërë publik nëpërmjet një reportazhi të fundit dedikuar Shqipërisë dhe hapave që autoritetet po ndërmarin për ta çuar vendin përpara. Ministrant e Jashtëm të Bashkimit Europian kanë rënë dakord për bisedime për pranimin në union shkruan BBC ndërsa thekson se Shqipëria ka shënuar rritje në sektorin ekonomik, madje ka rritjen më të shpejtë në europë dhe është kthyer nga një vend diktatorial në një tokë sipërmarjesh- vijon më tej komenti i reporterit të BBC-së. Në këtë material është përcjellë edhe mitingu i organizuar në qendër të Tiranës në 8 dhjetor. Kryeministri shqiptar Sali Berisha i është drejtuar rreth gjysmë milioni njerëzve, të pranishëm në këtë miting, tek i cili u vunë re flamujt e Bashkimit Europian dhe të NATO-s- thuhet më tej.
Në reportazhin kushtuar Shqipërisë dhe zhvillimit të saj, BBC ka intervistuar Lutfi Dervishin, një gazetar analist dhe njëjherësh drejtor ekzekutiv i Transparency International në Shqipëri. Edhe pse ai mendon se rruga drejt integrimit europian nuk është aq e shpejtë sa duhet, Dervishi ndalet për të kujtuar se sa ka ecur vendi i tij përgjatë dy dekadave të fundit, me rënien e regjimit komunist, 19 vjet më parë. "Unë kujtoj gjëra të tmerrshme nga e kaluara", thotë ai ndërsa shton se ka patur raste kur mund të përfundoje në burg vetëm për të mësuar gjuhën angleze." Ndërsa tani gjithçka është shumë ndryshe- shton më tej Lutfi Dervishi.
Sipas Bankës Europiane për rindërtimin dhe zhvillimin, e cila ështe edhe një nder investirorët më të mëdhenj në Shqipëri, ekonomia kombëtare eshte rritur me 7 % në 2008 dhe 6 % në tremujorin e parë të 2009- shkruan BBC, ndërsa specifikon edhe investimet në infrastrukturë dhe në industrine e telekomunikacionit. në vijim shtohet se investimet e huaja gjithashtu po rriten, si një prove besimi në banka. BBC vë në dukje se shqiptarët kohë më parë vuanin nga mungesa e energjisë elektrike ndërsa së fundmi ka patur përmirësime të ndjeshme në këtë drejtim, madje sipas BBC-së, kompania shtetërore ka eksportuar energji tek greqia fqinje. Megjithatë sipas Dervishit vendi ka ende shumë probleme, pasi ka standarte të cilat duhet të arrihen në mënyrë që të bëhemi pjesë e familjes europiane.
BBC shkruan gjithashtu se ndryshime mund te vihen re qartazi në kryeqytet, e cila ka ndryshuar në krahasim me një dekadë më parë. Pavarësisht ekzistencës së niveleve te larta të smokut dhe lëvizjes së vrullshme të automjeteve, pallatet dhe godinat në kryetqytetin shqiptar kanë marrë nje tjetër pamje, inisiativë kjo e ndërmarë nga kryebashkiaku i Tiranës dhe një ish artist, Edi Rama - shkruan BBC. Në qytet mund të shihet një panoramë shumëngjyrëshe, gjelbërim, ngjyra të purpurta, të verdha, vjollcë etj dhe mbledhja e taksave ka qenë e suksesshme - citon BBC kryesocialistin Rama. Ai shton me krenari se ka krijuar rishtas hapësira publike. Sipas BBC, Edi Rama ka shume projekte ambicioze të projektimit dhe ndërtimit për kryeqytetin. Por Rama është cinik në lidhje me statistikat e premtuara ekonomike nga qeveria shqiptare. Ai thotë se shumë njerëz ende duan të largohen nga Shqipëria në kërkim të një standardi më të mirë të jetesës, duke qene se kanë pakënaqësi nga qeveria, ndryshe nga ç'mendon pozita shqiptare.