E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Javën tjetër do të rifillojmë protestat në të gjithë vendin

Kryetari i PS-së Rama ka deklaruar se opozita do të rifillojë protestat javën tjetër në të gjithë vendin duke kërkuar të drejtën e saj kushtetuese për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Në një konferencë për shtyp Rama ka theksuar se protestat do të vazhdojnë deri në vendosjen e normalitetit demokratik. "Ne do të qëndrojmë jashtë atij parlamenti të dalë nga vjedhja e votave që dhunon rregullisht lirinë dhe të drejtat e qytetarëve", theksoi Rama duke theksuar se gjatë gjithë javës së ardhshme do të protestojmë për krizën e demokracisë dhe familjeve shqiptare"
"Asnjë hap prapa, Berisha le të rri pa opozitën në parlamentin që ka marrë peng" theksoi Rama duek shtuar se ne do të qëndrojmë jashtë atij parlamenti që dhunon të drejtat ndërkombëtare.
Ndërkohë Rama theksoi se Berisha duhet të provojë të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij. duke theksuar se ka bërë 10 padi penale për të zbardhur me çdo detajë për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.
"I bëj thirrje prokurorisë të hapë hetimin e të gjitha akuzave të Berishës ndaj meje" theksoi Rama

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›