E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosja e Dritan Dajtit shkon në gjykatë

Prokuroria depozitoi sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda dosjen hetimore në ngarkim të Dritan Dajtit dhe dy bashkëpunëtorëve të tij.
Dritan Dajti akuzohet për kryerjen e veprave penale të, "Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese" ndaj punonjësve të policisë Fatos Xhani, Sajmir Duckollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, "Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese" në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave me pasojë vdekjen e shtetasit Ledjon Mara dhe plagosjen e shtetasit Fatjon Shamku, "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake", "Falsifikimi i dokumenteve" në bashkëpunim duke falsifikuar dhe përdorur dokumentet e mjetit tip Volsvagen Touareg me trg Cr 535 FR, "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve" duke falsifikuar dhe përdorur tre dokumente policie, "Mbajtja pa të drejtë e uniformës" duke mbajtur dokumente dhe shenja dalluese të policisë së shtetit" deklaruan sot para gjykatës, dy prokurorët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›