BBC: Të premten u anuluan 6855 fluturime në mbarë botën

Gjithsej 6 855 fluturime u anuluan të premten në mbarë botën.
”Kjo shifër është 6.2% e të gjitha fluturimeve të planifikuara, njofton BBC. ”Megjithëse në një masë më të vogël, vazhdon të ketë efekte në të gjithë planetin. Ndërprerjet e fluturimeve vazhdojnë edhe të shtunën në disa kompani.
”Në orën 10 të mëngjesit janë anuluar 1639 fluturime në të gjithë botën”, thekson BBC.
Ndër vendet më pak të dëmtuara nga problemet informatike ishte Kina. Në fakt, vendi nuk varet nga Microsoft si pjesa tjetër e botës.
/ rtsh.al /