E Martë, 3 Nëntor 2026

Turizmi, 17 587 qytetarë dhe 5 263 mjete nga Muriqani në 24 orëve

Në pikën doganore të Muriqanit vetëm në 24 orët e fundit kanë kaluar 17 587 qytetarë si dhe 5 263 mjete. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli zhvilloi sot një vizitë në këtë pikë doganore, ku pa nga afër punën e punonjësve të kësaj dogane në zemër të sezonit turistik.

Gazheli vizitoi sot edhe Doganën e Hanit të Hotit, e cila ashtu si çdo pikë tjetër doganore në vend po përballet me një fluks të madh lëvizjesh të qytetarëve në të dy anët e kufirit.

Duke u shprehur mirënjohjen stafit për profesionalizmin në përballimin e fluksit të lartë të vizitorëve, ai ka kërkuar shërbim sa më mikpritës gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›