E Shtunë, 31 Tetor 2026

BDI: Ceshtja e emrit, zgjidhje brenda dhjetorit

Partia shqiptare BDI ka paralajmeruar qeverine maqedonase me radikalizim te situates nese deri ne fund te dhjetorit nuk zgjidhet ceshtja e emrit dhe nuk ecet perpara me proceset integruese.

“Shqiptaret nuk presin. BDI i jep afat qeverise qe deri ne dhjetor te garantoje faktorin nderkombetar dhe Greqine se jemi te gatshem per nje kompromis per ceshtjen e emrit, qe eshte kyce per proceset integruese”, ka deklaruar nenkryetari i BDI, Rafiz Haliti.

Ai ka shtuar me tej se referendumi per ceshtjen e emrit eshte nje ceshtje qe duhet te diskutohet pas dhjetorit dhe ka nenvizuar se per te duhet nje konsensus total qe te mos kete ndarje etnike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›