Maqedoni, vijojne debatet per enciklopedine

Por, fundi i gjithe ketyre mosmarreveshjeve do te ndodhe te enjten, kur eshte caktuar vazhdimi i seances ku do te vendoset lidhur me fatin e enciklopedise, te terhiqet apo jo dhe a do te shkarkohet keshilli redaktues.
Por, lidhur me kete akademiku dhe kryeredaktori aktual, Bllazhe Ristovski ka paralajmeruar se redaksia e re qe mund te formohet nga ASHAM mund te beje vetem enciklopedine e saj dhe nuk mund te shfrytezoje materialet e Enciklopedise se Maqedonise, qe tashme ka dale ne treg.
“Ata mund te formojne redaksi te re dhe te bejne enciklopedine e tyre, por nuk mund te shfrytezojne materialet tona. Kjo enciklopedi eshte e jona, ajo eshte pune e kryer. Ju i dini ligjet si jane, ketu ka te drejta te mbrojtura te autorit”, ka deklaruar Ristovski.