E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroaci, mbi 1100 persona te prekur nga gripi A

Ne Kroaci jane regjistruar 1104 raste te prekjes se njeriut nga virusi i gripit te derrit, A/H1N1.

Lajmin e kane bere te ditur autoritetet shendetesore lokale, sipas te cilave nga keto, 313 raste jane konfirmuar, ndersa te tjerat ende jo.

Sipas burimeve, personat e prekur jane me shume nga kryeqyteti i Zagrebit, si dhe nga qyteti i Splitit.

Ne Evrope jane rreth 64 mije personat e prekur nga gripi i derrit, nderkohe qe numri i vdekjeve te shkaktuara nga ky virus eshte 280.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›