BDI bën publike ministritë që do të drejtoje
SHKUP- BDI publikoi sot zyrtarisht ministritë që do të drejtoje në koalicionin e ardhshëm me VMRO-DPMNE të kryeministrit Nikolla Gruevski.
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi deklaroi se nga ndarja e ministrive BDI do të ketë dy poste të zëvendëskryeministrave, atë për Marrëveshjen e Ohrit dhe të Zëvendëskryeministrit për Eurointegrim.
Njëkohësisht BDI do të ketë Ministrinë e Mbrojtjes, Drejtësisë, Ekonomisë, Ambientit Jetësor dhe Pushtetit Lokal.
Ademi nënvizoi se negociatat po vazhdojnë edhe rreth harmonizimit të programeve të partive për ti përfshirë ato në një program të përbashkët qeveritar, si dhe ndarjen e vendeve të barabarta të institucioneve qeveritare, përkatësisht drejtoritë, fondet dhe agjencitë qeveritare.
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi deklaroi se emrat e ministrave dhe funksionarëve të tjerë do të vendosen në mbledhjen e kryesisë që do të mbahet javën e ardhshme si dhe do të bëhen publike për të gjithë.
(e.m/tg/BalkanWeb)