Gara e shtëpive farmaceutike për kurën e kancerit

Brenda tre vjetësh shtëpitë farmaceutike kryesore do të humbin rreth 50 miliard dollar, për shkak të skadencës së shumë patentave mbi produktet. Në këtë mënyrë konkurrenca do të ketë mundësinë të përdorë të njëjtat formula mbi principet aktive. Për të kompensuar këtë humbje, shtëpitë farmaceutike i janë drejtuar kërkimit të mjekimeve të reja që mund të luftojnë kancerin. Duke gjetur formula të reja do të mund të krijojnë patenta të reja.
Gjatë viti 2010 vetëm në Shtete e Bashkuar janë shpenzuar 125 miliard dollar për terapitë lidhur me luftën kundra kancerit dhe llogaritet që në vitin 2020 shifra mund të arri në 207 miliard dollar. Pra shtëpitë farmaceutike janë në një garë të shfrenuar mbi kërkimin dhe vënien në treg të mjekimeve të reja kudra kancerit. Sic shihet edhe nga grafiku, mjekimet në eksperimentim për kancerin janë tre herë më shumë se ato për kurimin e sëmundjeve të sistemit nervor qendror.
Studimi i mjekimeve të reja kërkon miliarda dollar investime dhe jo gjithmonë janë efikas apo të sigurt për tu hedhur në treg.
(a.h/BalkanWeb)