E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekretarja Klinton ne Spanje Gadafi te largohet

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se NATO-ja nuk do te lejoje qe kercenimet e udheheqesit libian Muamar Gadafi ta bejne te heqe dore nga misioni i saj. Ajo i beri komentet sot gjate nje vizite ne Spanje. Udheheqesi libian kercenoi dje se NATO-ja do te kete pasoja nese koalicioni nuk i jep fund sulmeve ajrore.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton i beri thirrje zotit Gadafi largohet nga pushteti dhe te ndale sulmet mbi popullin libian.


Ne vend te kercenimeve Gadafi duhet te vere mireqenien dhe interesin e popullit te tij ne plan te pare. Ai duhet te largohet nga pushteti dhe te ndihmoje lehtesimin e nje tranzicioni demokratik qe do te permbushte aspiratat e popullit te Libise tha zonja Klinton ne nje konference te perbashket per shtyp me ministren e jashtme spanjolle Trinidad Jimenez gjate nje vizite zyrtare dy-ditore ne Spanje.

Zonja Klinton i beri komentet ne pergjigje te deklarates se Gadafit ne te cilin ai paralajmeronte NATO-n per nje katastrofe nese lufta ajrore ne Libi vazhdon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›