E Diel, 1 Nëntor 2026

BDI kërkon njohjen e shqipes në OKB, krahas maqedonishtes

 Bashkimi Demokratik për Integrim BDI, ka kërkuar që gjuha shqipe të jetë zyrtare përskaj gjuhës maqedonase në Kombet e Bashkuara, shkruan e përditshmja maqedonase “Fokus”.

Gazeta shkruan se këtë ka siguruar nga burime diplomatike që kanë njohur propozimin dhe kërkesën e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.

Kjo kërkesë është përfshirë në pakon për zgjidhjen e kontestit të emrit në negociatat që po udhëhiqen nga mediatori i OKB-së, diplomati Metju Nimic. Pakoja e Nimic përveç zgjidhjes së emrit, parasheh emërtimin e entitetit maqedonas, përdorimin e gjuhës zyrtare të vendit, me ç’rast në këtë pikë ka rënë kërkesa e shqiptarëve.

Evidentimi i shqipes si gjuhë zyrtare në OKB sipas gazetës është një kusht nga shqiptarët, që të pajtohen më pas me çfarëdo kompromisi për emrin./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›