Franca i kthen azilkërkuesit nga Maqedonia

150 azilkërkues, pjesa më e madhe e tyre shtetas të Maqedonisë pritet të kthehen sot dhe nesër nga Franca për në Maqedoni dhe Rumani.
Mediat e Shkupit thonë se bëhte fjalë për aksionin e dëbimit të azilkërkuesve të rrejshëm nga Maqedonia dhe Rumania, por edhe nga vendet e tjera të Ballkanit, transmeton Albinfo.ch.
Shumica prej këtyre azilkërkuesve kishin aplikuar për azil politik, mirëpo ata menjëherë kishin marrë përgjigje negative dhe po qëndronin deri tani ilegalisht në Francë.
Një pjesë e shtetasve të Maqedonisë që vullnetarisht kishin pranuar kthimin në vendlindje ishin shpërblyer me nga 300 euro nga autoritetet franceze të azilit.
Ministria e Punëve të Brendhshme e Maqedonisë bëri të ditur se në Aeroportin e Shkupit ka mbërritur sot një grup prej 22 azilkërkuesish të kthyer nga Franca. /Indeksonline/