BDI rikonfirmonpjesëmarrjennë zgjedhje
TETOVË - Bashkimi Demokratik për Integrim ka konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen me 5 qershor të këtij viti.
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së Abdilaqim Ademi, ka bërë të ditur se kryesia qendrore e partisë ka formuar edhe Shtabin qendror zgjedhor i cili ka për obligim të bëjë përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme.
Ndërkohë që Ademi ka bërë me dije se gjatë mbledhjes së kryesisë është diskutuar përpilimi i kistave zgjedhore dhe për programet zgjedhore.
"Kryesia Qendrore në mbledhjen e fundit diskutoi edhe për përpilimin e listave dhe kriteret që duhet t`i plotësojnë kandidatët për deputet. Gjithashtu ka biseduar edhe për programin zgjedhor të BDI-së, me ç’rast është vendosur që ky program të bazohet në shtyllat kryesore: Implementimi i plotë i marrëveshjes së Ohrit, zhvillimi ekonomik i vendit, vazhdimi i reformave në shëndetësi, arsimi në të gjitha nivelet, ulja e varfërisë dhe ulja e papunësisë, proceset integruese duke inkuadruar këtu edhe zgjidhjen e kontestit të emrit të shtetit",- ka theksuar sekretari i përgjithshëm i BDI-së.
Lidhur me çështjen e Kodit zgjedhore, në pjesën që ka të bëjë me votimin e diasporës, sipas Ademit, “atyre u jepet mundësia e prezantimit të interesave të tyre dhe se do të kenë një zë në Parlamentin e Maqedonisë".
BDI ka vlerësuar kontributin se uniteti i diasporës është shumë i rëndësishëm.
“Fushata do jetë afirmative. Si gjithmonë BDI do të ofrojë programin zgjedhor dhe nuk do të bëjmë atë që zakonisht bëjnë të tjerët dhe të merremi me tjerët. Do të bëjmë një fushatë moderne duke përdorur të gjitha mënyrat e komunikimit me qytetarët. Rregullshmëria dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike është obligim i shtetit, prandaj ne si parti në pushtet do të angazhohemi që ky obligim edhe të plotësohet”, ka përfunduar Ademi.
(e.m/koha/BalkanWeb)