Assange paralajmëron ‘skenar arab’ në Ballkan
WASHNGTON- Publikimi i të dhënave sekrete diplomatike të SHBA-ve për Bosnjë-Hercegovinën dhe vendet e tjera të Evropës Juglindore do të nxisin skenarin arab në rajonin e Ballkanit.
Kështu ka paralajmëruar ditë më parë Julian Assange, themelues i web faqes së shumë përfolur dhe të famshme WikiLeaks.
Assange, madje është shprehur i bindur se kjo do të ndodhë dhe se “skenari arab” do të nxitet nga publikimi i rrjedhjes së informacioneve diplomatike të Ambasadës amerikanë në Sarajevë dhe në gjashtë vende tjera të rajonit.
“Ky mbase është një model, sipas të cilit kur informacioni do të publikohet, do të ndikojnë të gjithë rajonin”,- ka deklaruar Assange për mediat boshnjake.
Ai ka pretenduar se po ashtu revolucionet në Tunizi dhe Egjipt ishin të ndikuara nga publikimet e Web faqes së tij.
(e.m/tg/BalkanWeb)